Haxhiu priti në takim Orav, diskutuan për zhvillimet aktuale politike

Haxhiu priti në takim Orav, diskutuan për zhvillimet aktuale politike

Aktuale February 18, 2026 - 17:31

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav.

Në takim u diskutua për zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe punën e Kuvendit, duke përfshirë prioritetet për këtë vit dhe rolin e tij në avancimin e reformave demokratike.

“Kryetarja Haxhiu falënderoi Orav për mbështetjen dhe kujtoi që Bashkimi Evropian mbetet partner i fuqishëm në rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit evropian”, thuhet në njoftim.