Mbrojtja: Provat ndaj Veselit, një grumbull mbeturinash

Mbrojtja: Provat ndaj Veselit, një grumbull mbeturinash

Aktuale February 18, 2026 - 11:27

Rodeny Dixon, avokati i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, ka deklaruar se argumentet e Prokurorisë së Specializuar ndaj klientit të tij, janë thjesht një grumbull mbeturinash që nuk vërtetojnë përfshirjen e Veselit në veprimtari kriminale.

Pos të tjerash, avokati mbrojtës thotë se Zyra e Prokurorisë së Specializuar nuk pranon assesi që është në gabim.

“ZPS-ja nuk e pranon që është gabim. Ne i kemi trajtuar gjerë e gjatë makinacionet e grumbullit të thashethemeve që ka ZPS-ja lidhur me pretendimet e drejtpërdrejta, dhe themelësinë e argumenteve të tyre, që sipas nesh nuk ekziston fare. Janë 15 faqe vetëm për një pretendim, ku kemi thënë se si provat e bazuara vetëm në thashetheme janë thjesht një grumbull mbeturinash që nuk vërtetojnë aspak që zotëri Veseli të ketë qenë i përfshirë në ndonjë veprimtari, e lëre më të ishte i pranishëm kur diçka ka ndodhur”, tha Dixoni, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkohë, ai përmendi edhe gënjeshtrat që sipas tij, i kanë thënë dëshmitarët e ZPS-së.