Mishetiqi i ashpër me Prokurorinë: Fshehin provat deri në dosjen përfundimtare
Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, ka akuzuar Prokurorinë e Specializuar se ka fshehur provat deri në dosjen përfundimtare, pasi sipas tij, ZPS-ja e ka ditur që mbrojtja do ta sulmonte dhe do t’i hidhte poshtë këto dëshmi.
Ai theksoi se ZPS-ja po ndryshon paraqitjen e provave në kundërpërgjigjet e tyre.
Tutje, Mishetiqi përmendi edhe dëshminë e Bislim Zyrapi, duke theksuar se ai nuk ishte dëshmitar i besueshëm.
“Të mërkurën i kërkuam ZPS-së të na shpjegonte se si arriti në këtë përfundim, kur Zyrapi ishte i pranishëm [në takimet e UÇK-së] dhe Zyrapi nuk ishte anëtar i NPK-së. Ne nuk dëgjuam asnjë përgjigje, dhe arsyeja për këtë është se Prokuroria nuk ka asnjë përgjigje. Për ne kjo nuk ka kuptim”, tha Mishetiqi.
Po ashtu, avokati shtoi se ZPS-ja duhet t’i informojë mbrojtjen për të gjitha provat që i posedojnë ndaj të akuzuarve.