Bedri Hamza: Dje foli populli, sot flasin ata
Aktuale
February 18, 2026 - 09:38
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se përderisa dje populli foli në të drejtën e UÇK-së, sot, shtoi ai, do të flasin çlirimtarët.
Në një postim në Facebook, Hamza pos të tjerash tha se nga lufta për liri dhe shpallja e pavarësisë deri te mbrojtja në Gjykatën Speciale, rrugëtimi i popullit ka qenë me shumë sakrifica, por gjithmonë i drejtë.
“Dje foli populli. Sot flasin ata”, shkroi ai.
Sot Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi do t’i thonë fjalët përfundimtare në gjyqin kundër tyre.