U nderua me Medaljen Presidenciale të Meritave, Kearns: Populli i Kosovës meriton paqe, siguri dhe dinjitet

U nderua me Medaljen Presidenciale të Meritave, Kearns: Populli i Kosovës meriton paqe, siguri dhe dinjitet

Aktuale February 17, 2026 - 21:32

Deputetja britanike Alicia Kearns ka bërë të ditur se është nderuar me Medaljen Presidenciale të Meritës për mbështetjen e saj ndaj paqes dhe sovranitetit të Kosovë.

Ajo e cilësoi këtë si nder të veçantë. Ajo theksoi se përkrahja e saj për Kosovën ka qenë gjithmonë e udhëhequr nga bindja se qytetarët e saj kanë të drejtë të jetojnë në paqe, siguri dhe dinjitet.

Image

“Mbështetja ime për Kosovën ka qenë gjithmonë e udhëhequr nga besimi se populli i saj ka të drejtë të jetojë në paqe, siguri dhe dinjitet, dhe se ne kemi për detyrë të qëndrojmë fort përkrah aleatëve tanë që përballen me irredentizëm dhe ambicie imperialiste”, është shprehur ajo.

Deputetja britanike po ashtu ka përmendur kontributin e veteranëve britanikë që kanë shërbyer në Kosovë, duke shtuar se vendosmëria e saj forcohet nga dëshira që sakrifica e tyre të mos jetë e kotë.

Medalja Presidenciale e Meritës jepet nga Presidenca e Kosovës për personalitete vendore dhe ndërkombëtare që kanë dhënë kontribut të veçantë për vendin në fusha të ndryshme, përfshirë diplomacinë, paqen dhe forcimin e shtetësisë.