OVL e UÇK-së fton Gjykatën Speciale të marrë parasysh zërat kundërshtues: Faleminderit shqiptarë
Foto: Laura Hasani

OVL e UÇK-së fton Gjykatën Speciale të marrë parasysh zërat kundërshtues: Faleminderit shqiptarë

Aktuale February 17, 2026 - 16:27

Sot është mbajtur protesta me mesazh “Drejtësi, jo politikë” i mbajtur në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Në këtë marsh që u mbajt në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, u kërkua drejtësi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin.

Drejtësia në Gjykatën Speciale u vlerësuar selektive, ku u tha se po tentohet të barazohet viktima me agresorin.

Në këtë marsh përveç mijëra qytetarëve morën pjesë edhe figura të rëndësishme nga jeta politike, kulturore e fetare.

Për këtë, OVL-UÇK ka ftuar Gjykatën Speciale që t’i numërojë dhe t’i marrë parasysh zërat kundërshtues.

“Ftojmë Gjykatën Speciale t’i numërojë dhe t’i marrë parasysh të gjithë këta zëra kundërshtues.

FALEMINDERIT, SHQIPTARË!”, ka shkruar OVL-UÇK.