Rama ndan foto me Endrit Thaçin nga Marshi për Drejtësi: Të bashkuar për drejtësi, shtet e për kombin tonë
Aktuale
February 17, 2026 - 15:46
Sot në Prishtinë është mbajtur Marshi për Drejtësi, në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Nga kjo protestë ka ndarë foto kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
Rama ka postuar foto me Endrit Thaçin, djalin e ish-presidentit Hashim Thaçi.
“Të bashkuar si NJË, për drejtësi, për shtet për kombin tonë’’, shkroi ai.