Prattipati pjesëmarrëse në festimet e Ditës së Pavarësisë, Ambasada me njoftim
Aktuale
February 17, 2026 - 15:26
E ngarkuara me punë e Ambasadës Amerikane në Kosovë, Anu Prattipati, mori pjesë në festimet për 18-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.
Për pjesëmarrjen e saj njoftoi Ambasada Amerikane, duke uruar Ditën e Pavarësisë.
“E ngarkuara me punë Anu Prattipati iu bashkua liderëve të Kosovës në festimin e 18-vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Urime Dita e Pavarësisë Kosovë!”, shkroi Ambasada.
Më herët Ambasada shpërndau edhe urimin e sekretarit të Shtetit, Marco Rubio.