Sejdiu: Vrasjet në LDK duhet të sqarohen, institucionet e Kosovës të ndërmarrin hapa për drejtësi
Foto: Laura Hasani

Sejdiu: Vrasjet në LDK duhet të sqarohen, institucionet e Kosovës të ndërmarrin hapa për drejtësi

Aktuale February 17, 2026 - 13:59

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka komentuar situatën politike dhe akuzat për vrasje të paqarta brenda LDK-së.

Gjatë një interviste, Sejdiu ka theksuar se është e nevojshme që këto vrasje të sqarohen njëherë e përgjithmonë, pasi shumë njerëz mungojnë dhe kjo është e rëndësishme për familjet e tyre.

Ai ka shtuar se veprimet që kanë ndodhur në Kosovë kërkojnë një përgjegjësi të qartë dhe se është kyç që institucionet e Kosovës të ndërmarrin hapa për të zbardhur secilin rast.

Në këtë kontekst, Sejdiu ka bërë thirrje për një angazhim të plotë dhe të sinqertë nga të gjitha institucionet për të siguruar drejtësi dhe transparencë për çdo ngjarje që ka ndodhur.

“Vrasjet që kanë ndodhur në LDK ende s’janë sqaruar dhe është e nevojshme që të sqarohen një herë e përgjithmonë, veprimet kanë ndodhur në Kosovë, njerëzit mungojnë e rëndësishme është të jetë një përgjigje e qartë për familjet e tyre, është e rëndësishme që institucionet e Kosovës të hedhin një hap për ndriçimin e secilit rast”, ka deklaruar Sejdiu.

Për sa i përket situatës politike dhe zgjidhjes së presidentit të Kosovës, Sejdiu është shprehur i kujdesshëm, duke theksuar se zgjidhja më e mirë për president të vendit është ajo që mund të sjellë më shumë stabilitet dhe mirëqenie.

Ai gjithashtu ka nënvizuar rëndësinë e respektimit të afateve për zgjedhjen e presidentit dhe ka sugjeruar se edhe Vjosa Osmani dhe të tjerë ndajnë këtë mendim për të mirën e Kosovës.

Në këtë kontekst, Sejdiu ka bërë thirrje për një angazhim të plotë dhe të sinqertë nga të gjitha institucionet për të siguruar drejtësi dhe transparencë për çdo ngjarje që ka ndodhur

“Nuk dua të jem person që jap deklarata në këtë kohë, sepse merren në forma të ndryshme, jam i kujdesshëm, unë mendoj që të zgjidhet më i miri për Kosovën, mendoj që edhe Vjosa mendon ashtu edhe mendon secili, mendoj që Kosova ka njerëz të mirë, prej gjithë potencialeve. Duhet të respektohen afatet për zgjidhjen e presidentit”, ka thënë ai në fund. /teve1