Parakalimi i ushtrisë dhe policisë së Kosovës, përmes fotografive
Qytetarët e Kosovës sot shënojnë 18-vjetorin e themelimit të shtetit, ndërkaq sakrifica e popullit të Kosovës për të arritur deri këtu ka qenë shekullore.
Shpallja e Pavarësisë së Kosovës u bë më 17 Shkurt 2008, në orën 15:39, në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë.
“Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Kjo shpallje pasqyron vullnetin e popullit tonë dhe është në përputhje të plotë me rekomandimet e të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari dhe me Propozimin e tij Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës”, thuhet në deklaratën e nënshkruar nga deputetët pjesëmarrës.
Deklarata e Pavarësisë u miratua në mënyrë unanime nga 109 deputetë të pranishëm në sallën e Kuvendit të Kosovës.
Trupat e Ushtrisë dhe Policisë së Kosovës kanë parakaluar në rrugën “Luan Haradinaj” në nder të 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Para qytetarëve u shfaqën edhe një pjesë e automjeteve ushtarake, me të cilat është furnizuar Ushtria e Kosovës.
Poshtë gjeni disa prej fotografive të fotoreporteres së “Zërit”, Laura Hasani:

































