Vonohet parakalimi i FSK-së, qytetarët në pritje
Foto: Laura Hasani

Vonohet parakalimi i FSK-së, qytetarët në pritje

Aktuale February 17, 2026 - 12:11

Parakalimi i FSK-së, i parashikuar sipas agjendës të nisë në orën 11:30, ende nuk ka filluar, edhe pse ka kaluar ora 12:00, shkruan Zeri.info.

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në rrugën “Luan Haradinaj” për të parë parakalimin e FSK-së, por një gjë e tillë akoma nuk ka nisur, kjo pasi seanca solemne e Kuvendit u zgjat më shumë sesa ishte parashikuar. /Zëri