Nagavci: Kosova dëshmoi se di të qëndrojë e fortë edhe në kohë të vështira

Nagavci: Kosova dëshmoi se di të qëndrojë e fortë edhe në kohë të vështira

Aktuale February 17, 2026 - 12:04

Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, tha se 18 vjet më parë, më 17 Shkurt 2008, Kosova e shpalli vullnetin e saj të lirë për të qenë shtet i pavarur, sovran e demokratik.

“Akt historik që kurorëzoi sakrificën shekullore të popullit tonë, për liri, dinjitet e vetëvendosje. Kjo ditë është një kujtesë e gjallë e rrugëtimit tonë të vështirë, e qëndresës së brezave të tërë, luftës së pastër e të drejt të Ushtrisë Çlirimtare dhe gjakut të derdhur për lirinë që sot e gëzojmë, është dita që na kujton sakrificën e familjes Jashari, dëshmorët e martirët, të mbijetuarit e dhunës seksuale, 1133 fëmijët e vrarë”, tha ajo.

Nagavci shtoi se Kosova ka dëshmuar se di të qëndrojë e fortë edhe në kohët më të vështira. “Me unitet punë e vizion të qartë ne do ta qojmë përpara ëndrrën e atyre që sakrifikuan gjithçka për këtë ditë”.

Ajo tha se Kosova po forcohet çdo ditë e më shumë, si brenda ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.