Abdixhiku: Pavarësia e Republikës sonë, kulmi i një procesi shekullor
Aktuale
February 17, 2026 - 12:02
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur në seancën solemne në 18-vjetorin e shtetësisë së Kosovës.
Ai tha se 18 vjet më parë Kosova u bë shtet, por shumë më herët Kosova kishte vendosur të jetë e lirë e të bëhej shtet.
“Ka ditë kur historia na fton të flasim, ka ditë kur na kërkon të dëgjojmë dhe ka ditë si kjo e sotshmja kur na kërkon të kujtojmë me dinjitet dhe të flasim me plot përgjegjësi”.
“ Sot teksa qëndrojmë në këtë tempull të shenjtë të Pavarësisë, ne duhet t’ia kujtojmë vetes se Pavarësia e Republikës sonë nuk ishte vetëm një akt dite, por është kulmi i një procesi të gjatë shekullor për mbijetesë, identitet dhe mbi të gjitha dinjitet”, deklaroi Abdixhiku.