Rama: Populli përulet me respekt para atyre që kontribuuan në themelimin e shtetësisë së Kosovës

Rama: Populli përulet me respekt para atyre që kontribuuan në themelimin e shtetësisë së Kosovës

Aktuale February 17, 2026 - 11:36

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në Ditën e Pavarësisë së Kosovës tha se populli përulet me respekt të thellë para të gjithë atyre që kontribuuan në themelimin dhe konsolidimin e shtetit.

I pari i Prishtinës, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, tha se ata që sakrifikuan, që vepruan me guxim dhe që mbajtën gjallë idealin e lirisë, janë gurët themelorë mbi të cilët qëndron sot Republika e Kosovës, raporton Zeri.info.

“Në këtë ditë të shënuar për historinë tonë, ata që sakrifikuan, që vepruan me guxim dhe që mbajtën gjallë idealin e lirisë, janë gurët themelorë mbi të cilët qëndron sot Republika jonë”, shkroi Rama.