Ramush Haradinaj uron Pavarësinë e Kosovës, ndan pamje nga lufta dhe liria
Aktuale
February 17, 2026 - 10:15
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar 18-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.
Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Haradinaj ndau edhe një video kushtuar Ditës së Pavarësisë.
Ai ndau pamje nga koha kur shërbente si ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, foto me ish-presidentin historik Ibrahim Rugova dhe ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Krejt në fund, videon e përmbylli me fjalimin që ai e kishte bërë për formimin e ushtrisë së vendit.