Pamje nga Shkodra me flamurin e Kosovës, Beci: Zemra e çdo shqiptari rreh njëlloj - në gëzim e në sfida ne jemi bashkë
Aktuale
February 17, 2026 - 10:00
Kryetari i Shkodrës, Benet Beci, ka uruar qytetarët e Kosovës në 18-vjetorin e pavarësisë.
Ai në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se zemra e çdo shqiptari rreh njëlloj kudo ku jetojmë, gjersa ka bashkëngjitur një video, ku bashkia e Shkodrës është ndriçuar me flamurin e Kosovës.
Postimi i plotë, pa ndërhyrje:
Gëzuar 18-vjetorin e Pavarësisë KOSOVË!
Ti je dëshmia se liria fitohet me guxim dhe ruhet me përgjegjësi.
Zemra e çdo shqiptari rreh njëlloj kudo ku jetojmë. Në gëzim, në sfida, ne jemi bashkë.
Qofsh përherë e lirë, e fortë, krenare dhe e zhvilluar.
Urime për këtë ditë historike!.