Jashari uron ushtarët e FSK-së, kërkon unitet në shërbim të atdheut
Foto: Laura Hasani

Jashari uron ushtarët e FSK-së, kërkon unitet në shërbim të atdheut

Aktuale February 17, 2026 - 09:26

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, uroi të gjithë ushtarakët e FSK-së dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, duke theksuar rëndësinë e unitetit, profesionalizmit dhe përkushtimit në shërbim të atdheut.

Gjeneral Jashari në kuadër të aktiviteteve shtetërore për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, së bashku me udhëheqësit më të lartë shtetërorë, mori pjesë në ceremoninë solemne të ngritjes së flamurit pranë Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Kjo ceremoni shënoi fillimin e aktiviteteve festive me rastin e 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, një ditë krenarie, sakrifice dhe përkushtimi për liri dhe shtetndërtimi.