Republika e Kosovës sot feston 18-vjetorin e Pavarësisë
Foto: Laura Hasani

Republika e Kosovës sot feston 18-vjetorin e Pavarësisë

Aktuale February 17, 2026 - 07:16

Sot Republika e Kosovës shënon 18-vjetorin e pavarësisë së saj. Më 17 Shkurt 2008 Kuvendi i Kosovës shpalli pavarësinë e vendit, duke e bërë atë shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.

Me rastin e këtij përvjetori, institucionet e vendit kanë përgatitur aktivitete të ndryshme festive.

Programi i manifestimeve shtetërore për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Agjenda:

7:00 - Ngritja e Flamurit të Republikës së Kosovës (Oborri i Qeverise)

7:20 - Mbledhja solemne e Qeverisë së Republikës së Kosovës (Ndërtesa e Qeverisë)

7:30 - Nderime te Monumenti i të Pagjeturve (Sheshi "Ibrahim Rugova")

7:35 - Homazhe te Pllaka Përkujtimore e Fëmijëve të Vrarë (Oborri i Presidencës)

8:00 - Homazhe te varri i ish-Presidentit Dr. Ibrahim Rugova (Varrezat në Velani)

8:10 - Homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi (Varrezat në Velani)

9:00 - Homazhe në Kompleksin Memorial "Adem Jashari" në Prekaz (Prekaz)

10:30 - Seancë solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës (Kuvendi i Kosovës)

11:25 - Nderime te Monumenti Heroinat (Rr. Luan Haradinaj)

11:30 - Parakalimi i Trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës (Rr. Luan Haradinaj)

17:30 - Pritje shtetërore nga Presidentja, Kryetari i Kuvendit dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës

20:00 - Koncert solemn i Filarmonisë së Kosovës (Salla e Kuqe - Pallati i Rinisë).