Osmani i ndan Medaljen Presidenciale të Meritave deputetes britanike, Alicia Kearns
Presidentja e Republika e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka ndarë Medaljen Presidenciale të Meritave deputetes britanike Alicia Kearns, në shenjë mirënjohjeje për mbështetjen e saj të palëkundur ndaj sovranitetit të Kosovës dhe përkushtimin për paqe e siguri në vend dhe në rajon.
Gjatë ceremonisë së ndarjes së medaljes, Presidentja Osmani shprehu mirënjohje të thellë për angazhimin e vazhdueshëm të deputetes Kearns në ngritjen e vetëdijes për rreziqet dhe sfidat me të cilat përballet Kosova dhe rajoni i Ballkanit Perëndimor.
Me këtë rast, Osmani e cilësoi Kearns si një mike të madhe të Kosovës, duke theksuar se qytetarët e vendit janë përzemërsisht falënderues për përkrahjen e saj të vazhdueshme, si dhe për kontributin në forcimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Mbretëria e Bashkuar.