Të premten, shqyrtimi i dytë i projektbuxhetit 2026
Foto: Laura Hasani

Të premten, shqyrtimi i dytë i projektbuxhetit 2026

Aktuale February 16, 2026 - 15:45

Pas miratimit të shqyrtimit të parë të projektbuxhetit për vitin 2026, shqyrtimi i dytë është caktuar për të premten në orën 11:00 në Kuvendin e Kosovës.

Po ashtu u miratua shmangia e procedurave të zakonshme me kërkesë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Buxheti u votua në parim me 66 vota për, 32 kundër dhe pesë abstenime, pas diskutimeve disaorëshe me kritika mes pozitës e opozitës.