Mishetiqi thotë se Prokuroria s’e ka vërtetuar se deklarata publike e UÇK-së ka pasur ndikim

Mishetiqi thotë se Prokuroria s’e ka vërtetuar se deklarata publike e UÇK-së ka pasur ndikim

Aktuale February 16, 2026 - 13:39

Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Lluka Mishetiq, argumentoi se Prokuroria nuk ka mundur ta vërtetojë se deklarata e UÇK-së i ka nxitur njerëzit ose individët të kryejnë krime në Kosovë.

I pyetur nga gjykatësi për deklaratën e tij se Prokuroria nuk ka provuar asnjë lidhje me deklaratat publike të UÇK-së dhe krimeve të pretenduara në aktakuzë, Mishetiqi tha: “Po themi që duhet të vërtetojnë diçka, që deklaratat janë përkthyer në efekt, kanë pasur ndikim, të paktën për ndonjë nga krimet e përmendura në aktakuzë. Përndryshe po flasim teorikisht”.