Platformat gjermane të udhëtimeve korrigjojnë emrin e Prishtinës

Platformat gjermane të udhëtimeve korrigjojnë emrin e Prishtinës

Aktuale February 16, 2026 - 13:14

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka njoftuar se dy platformat më të mëdha të udhëtimeve, “HolidayCheck” dhe “CHECK24”, kanë korrigjuar emrin e Prishtinës, duke e ndryshuar nga “Priština” siç ishte më parë.

Ajeti tha se kjo u arrit falë angazhimit të qytetarëve dhe angazhimit diplomatik, shkruan Zeri.info.

“Nëse hasni ndonjë institucion ose kompani gjermane ku Republika e Kosovës ose qytetet tona nuk paraqitet në mënyrë korrekte, ju lutemi të na shkruani në [email protected], duke bashkëngjitur dëshmitë përkatëse, në mënyrë që këto pasaktësi të adresohen dhe korrigjohen. Vazhdojmë së bashku drejt sukseseve të radhës!”, shkroi ai. /Zëri