Avokati Dixon: UÇK-ja kishte të drejtë t’i arrestojë ushtarët serbë
Aktuale
February 16, 2026 - 12:48
Dixoni i përgjigjet Gjykatës: Ligji parasheh se mund të arrestohen persona që shihen si rrezik i sigurisë
Avokati i ish-kryetarit të Parlamentit të Kosovës Kadri Veselit, Rodney Dixon, po u përgjigjet pyetjeve të Gjykatës Speciale.
Ai u pyet rreth arrestimeve që pretendohen se kanë kryer ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Siç theksoi avokati, e drejta ndërkombëtare për konflikte të armatosura ushtarake parashikon që mund të arrestohen persona që shihen si rrezik i sigurisë.
“E drejta ndërkombëtare për konflikte të armatosura ushtarake parashikon që mund të arrestohen persona që shihen si rrezik i sigurisë. Nuk ka asnjë dyshim që personat që përbëjnë rrezik mund të ndalohen. Këtu bëhet fjalë për kushte lufte”, tha Dixoni.