Tahiri: Buxheti i propozuar nuk reflekton asgjë që është paraqitur në ekspozenë e Kurtit
Foto: Laura Hasani

Tahiri: Buxheti i propozuar nuk reflekton asgjë që është paraqitur në ekspozenë e Kurtit

Aktuale February 16, 2026 - 11:34

Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës foli për projektligjin e ndarjes së mjeteve buxhetore për vitin 2026.

Tahiri u shpreh se ky buxhet është miratuar më parë dhe se Qeveria që nga ajo kohë nuk ka bërë ndonjë rishikim, por ka prezantuar të njëjtin para Kuvendit edhe tash, shkruan Zeri.info.

Image

“Qeveria nuk ka bërë ndonjë reflektim për buxhetin në disa sektorë strategjikë, pra jemi duke folur për një buxhet provizor, për disa muaj. Jemi duke fol për një buxhet që do t’i hyjë një rishikimi përsëri pas disa muajsh”, u shpreh ai.

Image

Ai, ndër të tjera foli, edhe për atë se partia në pushtet thotë që ky është buxheti më i madh ndonjëherë, për çka u shpreh se kjo është rrjedhë normale për një vend që ka pak rritje ekonomike. /Zëri

Image

Image