18-vjetori i Pavarësisë, Trumpi uron Osmanin: Mbështesim fuqishëm sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës
Foto: Laura Hasani

18-vjetori i Pavarësisë, Trumpi uron Osmanin: Mbështesim fuqishëm sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës

Aktuale February 16, 2026 - 09:16

Në prag të 18-vjetorit të Pavarësisë, presidentja Vjosa Osmani ka pranuar letër urimi nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Trumpi në letrën e tij ka rikonfirmuar mbështetjen e SHBA-së për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, shkruan Zeri.info.

“Presidenti Trump ka shprehur gjithashtu gatishmërinë e SHBA-së për zgjerimin e partneritetit ndërmjet dy shteteve, veçanërisht përmes rritjes së tregtisë dhe investimeve, me synim avancimin e prosperitetit të përbashkët, si dhe ka theksuar se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të punojnë krah Kosovës për avancimin e paqes dhe stabilitetit në dobi të ndërsjellë”, thuhet ndër të tjera.

Po ashtu, presidenti amerikan ka falënderuar Kosovën që u bë pjesë e Bordit të Paqes.

“Presidenti Trump ka shprehur gjithashtu falënderimin ndaj Presidentes Osmani dhe popullit të Kosovës për mbështetjen e përpjekjeve amerikane për paqe, si dhe ka mirëpritur Kosovën si anëtare themeluese të Bordit të Paqes, i cili synon ta bëjë botën më të sigurt, më të fortë dhe më të begatë”, thuhet ndër të tjera. /Zëri