OVL UÇK: Një rezolutë e mbështetur nga 30 deputetë zviceranë u adresohet Dhomave të Specializuara

OVL UÇK: Një rezolutë e mbështetur nga 30 deputetë zviceranë u adresohet Dhomave të Specializuara

Aktuale February 16, 2026 - 09:02

Në Dhomat e Specializuara në Hagë është dorëzuar një rezolutë e mbështetur nga 30 deputetë zviceranë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Këtë e bëri të ditur Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, raporton Zeri.info.

“Me iniciativë të veprimtarit Sali Bislimi dhe në vazhdën e komunikimeve tona ndërkombëtare, një rezolutë e mbështetur nga 30 deputetë zviceranë u adresua sot në Dhomat e Specializuara në Hagë, së bashku me kryetarin e OVL-UÇK-së, Hysni Gucati”, thuhet në njoftim.

Sipas OVL UÇK-së, ky dokument është një thirrje për drejtësinë ndërkombëtare që të respektojë standardet e drejtësisë. /Zëri