“Diversiteti është forca jonë”, Haxhiu në takim me përfaqësues të komunitetin ashkali

“Diversiteti është forca jonë”, Haxhiu në takim me përfaqësues të komunitetin ashkali

Aktuale February 15, 2026 - 13:52

Kryetarja Albulena Haxhiu priti në takim deputetin Artan Asllani dhe përfaqësues të tjerë të komunitetit ashkali

Sot, me rastin e Ditës së Komunitetit Ashkali dhe Ditës së Flamurit të tyre, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim deputetin Artan Asllani, të shoqëruar nga përfaqësues të nivelit qendror e lokal dhe aktivistë të këtij komuniteti.

Ajo fillimisht uroi ashkalinjtë për ditën e tyre, duke theksuar kontributin që ky komunitet ka dhënë për shoqërinë e shtetin e Kosovës, raporton Zeri.info.

Bëhet e ditur se gjatë këtij takimi është biseduar për sfidat me të cilat përballet komuniteti dhe mbi mënyrën se si, duke bashkëpunuar, mund të kapërcehen ato së bashku.

“Diversiteti dhe bashkimi nuk janë thjesht forca jonë si shoqëri, por forca e vetë Republikës”, theksoi Haxhiu.

Në njoftim mes tjerash thuhet se kryeparlamentarja Haxhiu potencoi se krahas përpjekjeve të ekzekutivit për të mbështetur komunitetin, edhe Kuvendi do të vazhdojë të jetë i përkushtuar për barazi dhe mundësi të barabarta për të gjithë, veçanërisht për komunitetet joshumicë. /Zëri