Arsimi në Kosovë: Universiteti i Prishtinës mbushi 56 vjet jetë
Foto: Laura Hasani

Arsimi në Kosovë: Universiteti i Prishtinës mbushi 56 vjet jetë

Aktuale February 13, 2026 - 21:53

56 vjet më parë, në zemër të kryeqytetit, lindi Universiteti i Prishtinës.

Për të nderuar rrugëtimin e këtij institucioni, në këtë përvjetor, në Amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore u mbajt një ceremoni solemne, ku u mblodhën figura akademike, studentë e mysafirë të shumtë, raporton Klan Kosova.

Aty, rektori Arben Hajrullahu thuri veç lëvdata për tempullin e dijes që tha se i mbijetoi secilës vështirësi të kohës.

Këtu u ndanë edhe mirënjohje për partnerët të ciilët po ashtu patën veç fjalë të mira për këtë institucion arsimor.

Ky nuk qe aktiviteti i vetëm për ditëlindjen e 56-të të UP-së, pasi Parlamenti Studentor bashkë me organizata të tjera ngriti flamurin e UÇK-së pranë Rektoratit në shenjë mbështetje për ish-krerët e kësaj ushtrie që po gjykohen në Hagë.