Kreshnik Ahmeti zëvendësministri i tretë që u emërua sot nga Kurti
Aktuale
February 13, 2026 - 20:51
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka emëruar Kreshnik Ahmetin në pozitën e zëvendësministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Ky emërim vjen pas konfirmimit të Qeverisë për të vijuar me strukturën e re të kabinetit qeveritar, njofton Dukagjini.
Ahmeti e ka ushtruar këtë detyrë edhe gjatë mandatit të kaluar, duke vazhduar kështu angazhimin e tij në në diplomacinë dhe politikat e jashtme të vendit.
“Kryeministri Kurti e uroi Ahmetin për detyrën dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të tij”, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.