Ministri Krasniqi jep detaje pas takimit me kryetarët e komunave me shumicë serbe

Ministri Krasniqi jep detaje pas takimit me kryetarët e komunave me shumicë serbe

Aktuale February 13, 2026 - 13:53

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka pritur në takim kryetarët e dhjetë komunave me shumicë serbe, me qëllim të koordinimit të përgjegjësive institucionale ndërmjet nivelit qendror dhe atij lokal.

Gjatë takimit, Krasniqi ka dëgjuar shqetësimet dhe sfidat e secilit kryetar komune, duke theksuar se Qeveria, në përgjithësi dhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në veçanti, janë të gatshme të ofrojnë ndihmën dhe mbështetjen e nevojshme për zgjidhjen e çështjeve që janë në interes të qytetarëve.

Ai ka bërë të ditur se ky takim përbën një nga forumet e komunikimit dhe koordinimit me komunat, duke përfshirë platformën e përbashkët, ku marrin pjesë të 38 komunat e vendit, si mekanizëm për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet nivelit qendror dhe atij lokal.

“Ky takim i sotëm është një nga forumet për komunikim e koordinim me komunat, përfshirë atë ku bëjnë pjesë 38 komuna, si platformë më e mirë për komunikim e koordinim ndërmjet nivelit qendror dhe atij lokal. Takimet e radhës me agjenda konkrete e të detajuara do të vazhdojnë, në interesin më të mirë të qytetarëve të Republikës, përmes bashkëpunimit të nivelit qendror dhe atij lokal”, shkroi Krasniqi. /Zëri