Plas sherri në studio, Berat Buzhala i sulet Albatros Rexhajt, ndërhyn moderatori [video]
Aktuale
February 12, 2026 - 22:38
Një incident ka ndodhur sonte live në emisionin “Opinon” i cili drejtohet nga Blendi Fevziu, panelistët Berat Buzhala e Albatros Rexhaj janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa i është dashur Fevziut që të ndërhyjë për të qetësuar Buzhalën.
Derisa po diskutohej për Gjykatën Speciale, ndër të tjera Buzhala i tha Rexhajt: Trus qaty, po ta kuptoj që je ardhë me prishë debatin….
Ndërsa, Rexhaj ia ktheu Buzhalës: S’je ti pronar i debatit, po mbylle gojën o burrë…
Më pas, Buzhala u ngritë nga karrigeja e tij për ta goditur Rexhajn, ndërsa u dëgjua edhe një sharje.
Në këtë situatë të tensionuar ndërhyri Blendi Fevziu dhe më pas Buzhala u kthye në vendin e tij.
Videon mund ta shihni KETU: