Bislimi reagon pasi mbeti jashtë Qeverisë Kurti 3: Kemi bërë më të mirën
Foto: Laura Hasani

Bislimi reagon pasi mbeti jashtë Qeverisë Kurti 3: Kemi bërë më të mirën

Aktuale February 12, 2026 - 18:07

Ish-zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka reaguar pasi nuk është përfshirë në përbërjen e ekzekutivit në Qeverinë Kurti 3.

Në një reagim në Facebook, ai ka renditur disa prej arritjeve të mandatit të kaluar, duke përmendur liberalizimin e vizave, avancimin në zbatimin e reformave të agjendës evropiane dhe aplikimin për anëtarësim, si dhe zhvillimin e politikave që, sipas tij, sollën gjithëpërfshirje, barazi dhe rritje të qëndrueshme ekonomike.

Bislimi ka përmendur gjithashtu përfaqësimin e Kosovës në dialogun në Bruksel, duke theksuar se ka punuar për mbrojtjen e interesave të shtetit dhe prezantimin e Kosovës si palë në proces.

ëMbeti jashtë kabinetit qeveritar, reagon Arbërie Nagavci

“Mirënjohje të thellë për Kryeministrin Kurti, për mundësinë e dhënë që të kontribuoj në këto procese të rëndësishme. Falënderoj kolegët nga kabineti qeveritar, si dhe ekipin tim që më ka shoqëruar në këto 5 vite, për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm dhe rrugëtimin e përbashkët mes sfidash dhe suksesesh të shumta”, ka shkruar ai.

Në fund, Bislimi ka theksuar se mandati i ri qeveritar, që vjen me më shumë përgjegjësi dhe besim nga qytetarët, sipas tij do të jetë edhe më i suksesshëm, me arritje të reja, progres demokratik dhe zhvillim ekonomik.

Kujtojmë se Bislimi nuk kishte garuar për deputet në zgjedhjet e fundit parlamentare.