Sonte në Kuvend: Formimi i komisioneve, buxheti dhe rezoluta e PDK-së për Gjykatën Speciale
Aktuale
February 12, 2026 - 16:15
Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sonte prej orës 19:00.
Në këtë seancë pritet të diskutohet për tri pika të rendit të ditës.
E para është formimi i komisioneve parlamentare, pastaj projektbuxheti i vitit 2026 dhe rezoluta për procesin në Gjykatën Speciale e cila është propozuar nga PDK-ja, transmeton Zeri.info.
Seanca është caktuar sot pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit. /Zëri