Gucati: Kalimi i veteranëve nëpër Serbi, gabim i madh me pasoja
Foto: Laura Hasani

Gucati: Kalimi i veteranëve nëpër Serbi, gabim i madh me pasoja

Aktuale February 12, 2026 - 14:35

Hysni Gucati, kryetari i OVL UÇK-së, ka deklaruar se kalimi i qytetarëve të Kosovës e në veçanti i veteranëve të UÇK-së nëpër rrugët e Serbisë është një gabim i madh.

Ai tha se pasojat e një veprimi të tillë mund t’i vuajnë jo vetëm personat që udhëtojnë, por edhe familjet e tyre.

“Unë mendoj se, para së gjithash, është gabimi më i madh që veteranët tanë ose qytetarët po kalojnë nëpër Serbi. Është gabim trashanik, që pastaj duhet ta vuajë edhe vetë veterani, por edhe familja e tij”, tha Gucati. /klankosova