Ambasada Amerikane përshëndet formimin e institucioneve: Presim të punojmë me qeverinë e re
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka mirëpritur formimin e Kuvendit dhe qeverisë së re të Kosovës, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë me institucionet e reja shtetërore.
Në reagimin e saj, Ambasada thekson se pret të punojë me qeverinë e re për avancimin e prioriteteve të përbashkëta strategjike mes dy vendeve.
“Presim të punojmë me qeverinë e re për të avancuar prioritetet e përbashkëta, përfshirë paqen rajonale, stabilitetin dhe prosperitetin ekonomik reciprok”, thuhet në deklaratë, transmeton Zeri.info.
Ky mesazh konfirmon vazhdimësinë e partneritetit strategjik Kosovë–SHBA dhe mbështetjen amerikane për stabilitetin institucional, zhvillimin ekonomik dhe sigurinë rajonale, në një moment të rëndësishëm politik për vendin. /Zëri