Dixon: Ka shumë pika, të cilat mund të vërtetojnë që klienti im është tërësisht i pafajshëm

Dixon: Ka shumë pika, të cilat mund të vërtetojnë që klienti im është tërësisht i pafajshëm

Aktuale February 12, 2026 - 13:29

Avokati Rodney Dixon ka thënë se Kadri Veseli është tërësisht i pafajshëm dhe këtë e vërtetojnë shumë pika.

Ai ka deklaruar se në këtë proces gjyqësor do të arrihet në përfundim që Veseli nuk ka qenë i përfshirë në asnjë prej krimeve për të cilat Prokuroria pretendon se ka kryer, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Do vini në përfundimin që klienti im nuk është i përfshirë në asnjë prej krimeve të cilat pretendon Prokuroria që ai i ka kryer”, tha ai.

Madje, avokati përdori një frazë për të përshkruar atë se çfarë po ngjan se po bën Prokuroria.

“Ne parashtrojmë që ZPS-ja duket se po na tërheq zvarrë me vete me kaosin e mbretit të mizave. Sipas ZPS-së, çdo lloj asociimi ka kuptim për sa kohë i shërben asaj. Sipas nesh, si rezultat ZPS-ja nuk mbështetë dhe nuk konfirmon asnjë prej akuzave të tij dhe nga ana tjetër ka shumë pika të cilat mund të vërtetojnë që klienti im është tërësisht i pafajshëm”, tha ai.

Dixoni shtoi se parashtrojnë që qëndrimi i Prokurorisë duhet të hidhet poshtë. Tha se përgjegjësia eprore nuk është e bazuar fare dhe se nuk qëndron.

“Siç kemi thënë në dosjen tonë, përgjegjësia eprore nuk qëndron fare, nuk është e bazuar. Kontrolli efektiv është i vetmi prag përmes të cilës mund të ndodhë kjo dhe pa NPK dhe pa strukturë komanduse për ZKZ-në, kjo portë mbetet tërësisht për ZPS-në. Pra, ZPS-ja nuk mund ta përdorë këtë pistë dot.