Osmani apo një emër nga familja Jashari për president? Flet Murati
Foto: Laura Hasani

Osmani apo një emër nga familja Jashari për president? Flet Murati

Aktuale February 12, 2026 - 11:39

Ministri i Financave, Hekuran Murati, në konferencën për media pas mbledhjes së parë të kabinetit të ri qeveritar ka folur edhe në lidhje me atë se a e mbështet LVV-ja emrin e Vjosa Osmani ose një mundësie që emri të jetë i dikujt nga familja e komandantit legjendar Adem Jashari.

Por ai është treguar i rezervuar teksa iu referua edhe deklaratës së shefit të tij Albin Kurti që dha në mbledhjen e Qeverisë e ku tha se pasi të kalojë edhe faza e tretë e që është edhe votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, është i gatshëm të nis diskutimet e me subjektet politike për këtë çështje, të cilët Murati iu referua si sfida e radhës.

“Besoj që e dëgjuat kryeministrin që përmendi që ë momentin që të i kemi të trajtuar konstituimin e kuvendit, Qeverinë dhe votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, kryeministri do të fillojë konsultimet dhe diskutime me subjektet e tjera në mënyrën që të tejkalohet edhe sida e radhës që na pret që është çështja e presidentit apo presidentes”, tha ai. /eo