Dixoni u drejtohet gjykatësve: Kur s’ka prova, nuk mund të ketë shpallje fajësie
Rodney Dixon, avokati i Kadri Veselit, po vazhdon t’i thotë fjalët përfundimtare në gjyqin e madh në rastin “Thaçi dhe të tjerët”.
Dixoni që nga fillimi i fjalës së tij ka përsëritur disa herë se pretendimet e Prokurorisë janë të kota, teksa i ka bërë thirrje trupit gjykues të ndajë faktet nga shpikjet, njofton Dukagjini.
“Aktgjykimi juaj do të ketë vend në histori dhe nuk do të harrohet. Pavarësisht sa është përpjekur Prokuroria t’ju bindë që ta shpallni fajtor zotin Veseli, ne e kundërshtojmë këtë me parimin ligjor dhe shtetin ligjor, që është në qendër të të gjitha gjykatave ndërkombëtare. Kur nuk ka prova, ose kur provat janë të dobëta, nuk mund të ketë shpallje fajësie”, u shpreh Dixoni.
Dixoni, mes të tjerash, u kërkoi gjykatësve të imagjinojnë se si ndihet Veseli në burg – për të cilin tha se është plotë ankth dhe duke hedhur sërish poshtë të gjitha pretendimet e ZPS-së.