Sot, vranët dhe me shi
Aktuale
February 12, 2026 - 07:41
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu, shkruan Zeri.info.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 e gradë Celsius, ndërkaq ato maksimalet e ditës do të arrijnë në 8 e 12 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1 deri në 7 metra për sekondë. /Zëri
Më poshtë jua sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit:
