Abdixhiku: Deputetët e LDK-së dhanë betimin, do të jemi zë i arsyes dhe i stabilitetit institucional
Foto: Laura Hasani

Abdixhiku: Deputetët e LDK-së dhanë betimin, do të jemi zë i arsyes dhe i stabilitetit institucional

Aktuale February 11, 2026 - 19:30

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pasi sot është konstituuar Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe se deputetët e LDK-së kanë dhënë betimin e tyre, duke nisur zyrtarisht mandatin parlamentar.

Në një reagim publik, Abdixhiku ka theksuar se betimi është dhënë “përpara qytetarëve dhe Kushtetutës, përpara vendit dhe Zotit”, duke nënvizuar përgjegjësinë institucionale dhe besimin që u është dhënë përfaqësuesve të kësaj partie.

Sipas tij, deputetët e LDK-së e nisin mandatin me përkushtim ndaj ligjshmërisë, demokracisë dhe interesit publik.

“LDK do të jetë zë i arsyes, i stabilitetit institucional dhe i shtetit funksional, në shërbim të Kosovës dhe qytetarëve të saj, në Kuvendin e Kosovës dhe jashtë tij,” ka deklaruar Abdixhiku.

Ai ka shtuar se LDK do të ushtrojë rolin e saj institucional me përgjegjësi të plotë, duke kontribuar në funksionimin demokratik të institucioneve dhe në forcimin e rendit kushtetues në vend.