Fatmir Spahiu: Nuk do të jem ministër i Kulturës
Aktuale
February 11, 2026 - 17:52
Aktori Fatmir Spahiu, i njohur si “Bufi”, ka reaguar publikisht duke treguar se ai nuk do të jetë i propozuar për postin e Ministrit të Kulturës.
Përmes një reagimi drejtuar miqve dhe ndjekësve të tij, Spahiu ka bërë të ditur se nuk do të marrë këtë funksion, duke falënderuar publikun për interesimin dhe mesazhet e shumta që ka pranuar ditët e fundit.
“Unë nuk do të jem Ministër i Kulturës. Ju faleminderit për interesimin,” ka shkruar ai, duke shtuar edhe një mesazh përshëndetës për ndjekësit e tij./Zëri