Kuvendi mblidhet në orën 17:00 në seancë konstituive, ky është rendi i ditës
Aktuale
February 11, 2026 - 15:20
Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot në seancën konstituive, e cila nis nga ora 17:00.
Në këtë seancë pritet të bëhet konstituimi i legjislaturës së dhjetë, pas përfundimit të procesit zgjedhor të 28 dhjetorit.
Rendi i ditës parasheh verifikimin e mandateve të deputetëve, betimin e tyre, si dhe zgjedhjen e kryeparlamentarit dhe nënkryetarëve të Parlamentit.
Presidentja Vjosa Osmani e kishte thirrur këtë seancë nga ora 12:00, mirëpo ajo u shty për shkak të procesit gjyqësor në Hagë.
Më poshtë rendi i ditës:
1. Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve,
2. Betimi i deputetëve,
3. Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit,
4. Zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.