Ujdia e mbrojtjes, Vengu paralajmëron stërvitjen e parë Shqipëri – Kosovë - Kroaci sivjet
Foto: Facebook

Ujdia e mbrojtjes, Vengu paralajmëron stërvitjen e parë Shqipëri – Kosovë - Kroaci sivjet

Aktuale February 11, 2026 - 15:05

Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka folur për takimin mes shefave të shtabeve të ushtrisë së Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë në kuadër të ujdisë trelaterale të mbrojtjes.

Vengu, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, tha se viti 2026 do të presë stërvitjen e parë trelaterale, në përputhje me Konceptin Strategjik të NATO-s dhe objektivat euroatlantike.

“Një tjetër hap i rëndësishëm në kuadër të marrëveshjes trelaterale ndërmjet Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë, ku shefat e shtabeve të tre vendeve zhvilluan një takim të përbashkët”.

“Viti 2026 do të presë stërvitjen e parë trelaterale, në përputhje me Konceptin Strategjik të NATO-s dhe objektivat euroatlantike”, tha Vengu.