Një ditë pas lirimit me kusht nga Haga, Haradinaj shkon në vizitë te Fazliu
Foto: Facebook

Një ditë pas lirimit me kusht nga Haga, Haradinaj shkon në vizitë te Fazliu

Aktuale February 11, 2026 - 13:40

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar Fadil Fazliun, i cili një ditë më parë u lirua me kusht nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

“Vëllai i dy Heronjve, Fadil Fazliu, kaloi edhe një sfidë të padrejtë, që i ndodhi atij sikurse bashkëluftëtarëve që gjenden ende në Hagë: Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Salih Mustafa dhe Pjetër Shala”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj tha se pret lirimin e të gjithëve që gjenden në Hagë.

“Pas kthimit të tij në familje, pata nderin ta vizitoj Fadil Fazliun, për t’i shprehur respektin për qëndrueshmërinë e tij dhe për sakrificën e familjes Fazliu ndër breza. I gëzohemi kthimit në atdhe e po ashtu të Gjeneral Haxhi Shalës, Bashkim Smakajt, Nasim Haradinajt, Isni Kilajt dhe Hysni Ngucatit. Presim lirimin e të gjithëve, që t’u bashkohen familjeve të tyre dhe të korrigjohet kjo padrejtësi”, shkroi Haradinaj.

Ai tha se mbështetë protestën e thirrur më 17 shkurt në mbështetje të luftës çlirimtare.

“Më 17 shkurt, në orën 14:00, bashkohemi të gjithë në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë, në mbështetje të luftës sonë të drejtë e çlirimtare”, shkroi Haradinaj.