Thaçi me pozitë komanduese në UÇK?, Mishetiqi: ZPS-ja s’ka dhënë asnjë provë të besueshme

Thaçi me pozitë komanduese në UÇK?, Mishetiqi: ZPS-ja s’ka dhënë asnjë provë të besueshme

Aktuale February 11, 2026 - 12:03

Pas një pauze të shkurtër, mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi po vazhdon me deklaratat përmbyllëse në gjyqin e madh ndaj Thaçit dhe të tjerëve.

Lidhur me krijimin e qeverisë së përkohshme të Kosovës në atë kohë, avokati i Thaçit, Luka Mishetiq, deklaroi se Prokuroria e Hagës ka shtrembëruar vetë provat në dosjen e saj.

Tutje, ai shtoi se ZPS-ja nuk ka dhënë asnjë provë të besueshme se Thaçi ka pasur ndikim komandues në UÇK.