Petrit Selimi: Avokati i Thaçit po i çmonton copë-copë pretendimet e Prokurorisë së Hagës

Petrit Selimi: Avokati i Thaçit po i çmonton copë-copë pretendimet e Prokurorisë së Hagës

Aktuale February 11, 2026 - 11:46

Ish-kryediplomati kosovar, Petrit Selimi, ka shkruar se avokati mbrojtës i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, po i çmonton copë pas cope pretendimet e Prokurorisë së Hagës.

Selimi ka ndarë përshkrimin që Mishetiqi i ka bërë Prokurorisë së Hagës gjatë fjalës përmbyllëse, duke thënë se ata po i përshkruajnë provat si të shkruash një recension të një filmi që nuk e ke parë.

“Avokati mbrojtës Mishetiq po e çmonton copë pas cope çështjen e prokurorëve në Dhomat e Specializuara”. Përshkrimi i provave nga prokurorët është si të shkruash një recension filmi për një film që nuk e kanë parë”, shkroi Selimi.