Osmani pas sulmit në Kanada: Askush nuk duhet të përjetojë një tragjedi të tillë
Foto: Laura Hasani

Osmani pas sulmit në Kanada: Askush nuk duhet të përjetojë një tragjedi të tillë

Aktuale February 11, 2026 - 11:35

Presidentja Vjosa Osmani ka ngushëlluar familjet e viktimave të sulmit në Kanada, ku u vranë nëntë persona.

Osmani shkroi në X se asnjë prind, asnjë fëmijë, asnjë komunitet nuk duhet të përjetojë kurrë një tragjedi të tillë.

“Ne vajtojmë me popullin e Kanadasë dhe shprehim ngushëllimet tona më të thella familjeve që përballen me këtë humbje të paimagjinueshme. Gjithashtu, jemi me mendje tek ata që u plagosën. Kosova qëndron fuqishëm me Kanadanë në këtë kohë pikëllimi”, tha ajo.