Avokati Koci në Beograd: Rasti i Mit’hat Lozhanit kërkon reagim të menjëhershëm

Avokati Koci në Beograd: Rasti i Mit’hat Lozhanit kërkon reagim të menjëhershëm

Aktuale February 11, 2026 - 11:19

Arianit Koci ka bërë me dije se ndodhet në Beograd, në cilësinë e avokatit, për rastin e arrestimit të Mit’hat Lozhanit nga policia serbe.

Koci, përmes në postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se ky rast po shkon në drejtim që kërkon reagim të menjëhershëm.

Ish-ushtari i UÇK-së, Mit’hat Lozhani, u arrestua të enjten, më 5 shkurt, gjatë kalimit transit në Serbi.

“Janë marrë informacione për trajtim fizik të papërshtatshëm, marrje në pyetje të vazhdueshme dhe presion brenda paraburgimit. Këto pretendime duhet me u verifiku menjëherë”, tha Koci.