Rasti i dhunës në shkollën “Pavarësia”, mësimdhënësi lirohet nga arresti

Rasti i dhunës në shkollën “Pavarësia”, mësimdhënësi lirohet nga arresti

Aktuale February 11, 2026 - 11:06

Mësimdhënësi që është përfshirë në një rast të dhunës në shkollën “Pavarësia” në Prishtinë është liruar.

Lajmin e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi.

Ai tha se kanë propozuar masë alternative ndaj mësimdhënësit. Bëhet fjalë për lajmërim në stacion policor.

Gashi shtoi se nuk kanë hapur procedura për nxënësin që shihet në video sa u përket veprimeve të tij para ngjarjes.

Ai tha se janë duke i analizuar të gjitha pamjet. /express