Mishetiq: Prokuroria po tenton t’i hedhë poshtë dëshmitë e ndërkombëtarëve
Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, po vazhdon me deklarimin e fjalëve përmbyllëse në Hagë.
Ai përmendi dëshmitë e ndërkombëtarëve si James Rubin dhe Wesley Clark, që sipas tij tregojnë se ish-presidenti nuk ka kryer krimet për të cilat akuzohet.
Mishetiqi përmendi edhe dëshmitë e diplomatëve ndërkombëtarë, të cilët kanë deklaruar se Thaçi, përkundrazi, ka bërë thirrje kundër dhunës.
“Thaçi nuk ishte person që mund të kryente dhunë”, citoi avokati dëshmitë e ndërkombëtarëve që ishin thirrur nga mbrojtja e Thaçit.
I shtoi se Prokuroria po tenton të hedhë poshtë dëshmitë e tyre.
“Pretendimet e ZPS-së se ndërkombëtarët nuk ishin të informuar saktë, është karakteristikë e veçantë duke marr parasysh mënyrën e centralizuar të komunikatave të UÇK-së dhe intervistat në televizione”, tha Mishetiqi.
“Provat dhe dëshmitë e këtyre dëshmitarëve ndërkombëtarë, rikonfirmohen fuqishëm nga zyrtarë të lartë të UÇK-së”, u shpreh avokati.